19.2 C
Gnjilane
20 September 2026
SC GJILANI
Image default

Gjilani i bashkohet marshit “Drejtësi, jo politikë”

Sport Club Gjilani i bashkohet karavanit në mbrojtje të drejtësisë së paanshme dhe të vlerave të luftës çlirimtare.

Më 17 shkurt do të organizohet marshi “Drejtësi, jo politikë” në kryeqytet në mbështetje të udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me një gjykim tendencioz në Hagë.

Përfaqësuesja e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha është pritur në një takim të përbashkët nga drejtuesit e klubit dhe futbollistët, duke ofruar mbështetje në të gjitha format.

Në secilin takim, Hoxha u shpreh mirënjohëse për përkrahjen e parezervë nga këto kategori, duke theksuar se ky Marsh është një thirrje qytetare për respektimin e parimeve të drejtësisë, dinjitetit njerëzor dhe për ndarjen e qartë të drejtësisë nga politika.
Mbështetja nga të gjitha kategoritë e shoqërisë i jep Marshit “Drejtësi, jo politikë” një dimension të gjerë shoqëror dhe kulturor, duke reflektuar ndjeshmërinë e opinionit publik.

Related posts

Gjilani 1-2 Prishtina | Albi Mall Superliga – Xhiro VI

Zyrja per Shtyp

PRESS | Debatik Curri flet para ndeshjes ndaj Prishtinës

Zyrja per Shtyp

MATCH INFO | Gjilani vs. Prishtina

Zyrja per Shtyp
App logo