23.3 C
Gnjilane
20 September 2026
SC GJILANI
Image default

Gjilani 2-3 Bashkimi 1947 | Miqësore

Dueli kontrollues ndërmjet Gjilanit dhe Bashkimit 1947 ka përfunduar me triumfin e mysafirëve nga Kumanova (3-2).

Në një ndeshje vëllazërore ‘kuqebardhët’ hapën dyert e stadiumit për një spektakël futbolli, që dhuroi gola dhe raste të shumta për shënim. Kryetrajneri i skuadrës Debatik Curri kishte përgatitur një ekip të kombinuar, ndërkohë që gjatë gjithë ndeshjes u dha mundësinë futbollistëve edhe nga akademia e klubit.

Sulmuesi boshnjak Almir Aganspahic realizoi dy golat e parë në ndeshje, duke u dhënë epërsinë e dyfishtë vendasve. Fillimisht ai realizoi në minutën e 21-të të ndeshjes, derisa shfrytëzoi në maksimum harkimit e Redi Kasës.

Golin e dytë Aganspahic e gjeti në minutën e 47-të, derisa këtë herë u shërbey nga Mehdi Çoba.

Ndeshja mori rrjedhë tjetër nga minuta e 52-të e ndeshjes, derisa futbollisti Resul Miftari ngushtoi rezultatin. Vetëm dy minuta më pas Aridon Bllaca priti goditjen e Miftarit nga penaltia.

Flamur Xhelili realizoi në minutën e 80-të të ndeshjes për ta barazuar rezultatin, ndërkohë, krejt në fund të ndeshjes mysafirët realizuan përmes një tjetër penaltie. Issa Adekunie qëlloi nga 11-të metërshi për ta vënë rezultatin final të ndeshjes.

Pas përfundimit të ndeshjes dy skuadrat darkuan së bashku për të vënë themelet e një bashkëpunimi edhe në të ardhmen.

Ekipi do të rikthehet menjëherë në aksion në përgatitjet për ndeshjen e fundjavës ndaj Ferizajt.

Të dhënat

SC Gjilani – FC Bashkimi 2-3 (1-0)
Stadiumi ndihmës në Gjilan
Golashënues: Aganspahic 21′, 47′ | Mehmeti 52′, Xhelili 80′, Adekunie 88′
Përbërja: Bllaca (60′ Matoshi), Kqiku (C) (60′ Thaqi), Bilali (60′ Zebic), Krivanjeva (60′ Ibrahimi), Çoba, Taipi (60′ Totre), Sadiku (45′ Boshnjaku), Prapashtica (45′ Morina), Bilalli (45′ Isufi), Kasa (60′ Kërqeli), Aganspahic (60′ Jarovic). Trajner: Debatik Curri

Related posts

Gjilani 1-2 Prishtina | Albi Mall Superliga – Xhiro VI

Zyrja per Shtyp

PRESS | Debatik Curri flet para ndeshjes ndaj Prishtinës

Zyrja per Shtyp

MATCH INFO | Gjilani vs. Prishtina

Zyrja per Shtyp
App logo